Pas hapjes së ekspozitës “Artistët për Gratë” çelur në Galerinë “Art Saranda”, më 8 Mars,
Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, priti një përfaqësi të artistëve pjesëmarrës në zyrën e ti.
“Ishte një ekspozitë krejtësisht e pangjashme me të tjerat, u shpreh Kryetari Gurma, si nga numri 100 i autorëve ashtu edhe i veprave artistike për përfshirjen e fuqive krijuese nga trojet shqipfolëse. Gjithashtu ky aktivitet kishte një kauz të rëndësishme siç është edukimi dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Artistët e pranishëm vlerësuan mbështetjen e dhënë nga Bashkia Sarandë për këtë aktivitet, i cili zë vend të veçantë në kalendarin e aktiviteteve të programuara për 100-vjetorin e themelimit të saj.
Ekspozita erdhi si bashkëpunim i arrirë mes Qendrës “Tirana Art” dhe Bashkisë së Sarandës. Ajo u konsiderua si një nisje e mirë në rrugën për realizime të tjera të përbashkëta.



