KRYEMINISTRI EDI RAMA INSPEKTON PUNIMET NË INVESTIME TË MËDHA DHE BASHKËBISEDON ONLINE ME QYTETARË

Kryeministri Edi Rama ishte për fundjavë në një vizitë pune në Sarandë. I shoqëruar nga Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë si dhe deputetë të Qarkut të Vlorës, kreu i Qeverisë, inspektoi punimet në shëtitoren ik e Sarandës dhe rrugën e re Lëkurës-Kanali i Çukës. Të dy këto investime janë vlerësuar si frymëmarrje dhe performancë e re për flukset turistike të Sarandës. “Gjithçka duket fantastike, por ka disa detaje, që me pak punë mund të bëhen dhe njerëzit të mund të shohin detin më mirë, të shijojnë pamjen u shpreh Kryeministri,duke shtuar se, Saranda duket si qytet tjetër në bregdet tani. Bukuri e madhe është, duhet pastrim dhe sistemim”. Qytetari i parë i Sarandës Gurma tregoi për punimet që po kryhen për të rregulluar qytetin dhe për të ofruar më të mirën për sezonin 2021, ku shëtitorja që shkon drejt përfundimit, është një aset i jashtëzakonshëm.
Në gjithë gjatësinë e saj, nga Porti deri në afërsi të Hotel “Butrinti”, shëtitorja është zgjeruar dhe janë zgjeruar edhe hapësirat e plazheve.
Punimet pritet të përfundojnë para nisjes së sezonit të pushimeve.
Gjatë bashkëbisedimit virtualisht me qytetarë nga Saranda dhe Ksamili, kreu i Ekzekutivit tha se
“Ka njerëz që e prekin progresin drejtpërdrejt, sepse i kanë rritur të ardhurat nga puna, siç janë të gjithë ata që këtu merren me turizëm dhe falë ndryshimeve kanë më shumë vizitorë e fitojnë më shumë”. Në përgjigje ndaj zërave që thonë se “ne duam bukë, jo shetitore”, Kryeministri Rama argumentoi se edhe shetitorja është bukë, se do të sjellë më shumë turistë e ekonomi.
Në këtë bashkëbisedim, Kryeministri Rama u ndal edhe në projektin e aeroportit turistik të Sarandës, në projektin qindra milionë euro për zgjerimin e ri të portit turistik, për shetitoren që i duhet Ksamilit e deri për ngritjen e muzeut arkeologjik në ndërtesën e ish maternitetit në Sarandë.