🇦🇱🤝🇶🇦
Kryetari i Bashkisë, z.Adrian Gurma, u takua sot me Ambasadorin e shtetit të Katarit në vendin tonë Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri, ku u diskutua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, mbi forcimin e bashkëpunimit dhe mundësinë e implementimit të projekteve të rëndësishme në fushën e arsimit e kulturës.
Është një bashkëpunim i nisur me vizitën në Sarandë, në gusht të vitit 2019, të Velierës së famshme “Fateh al Kahir 4”, që i shërbeu mē së miri promovimit të vlerave dhe traditave më të mira të të dy vendeve dhe që ka mbetur ende në kujtesën e qytetarëve sarandiotë.
Kryebashkiaku e falenderoi Ambasadorin për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar për Sarandën, duke i shprehur mirënjohjen dhe duke e siguruar në të njëjtën kohë atë, për bashkëpunim të frytshëm në vijim.


