Dëgjesat e Bashkisë së Sarandës për projektin e buxhetit 2021, kanë nisur nga Ksamili. Kryetari Adrian Gurma tha se këtej nga Ksamili nisëm nëntorin e një viti më parë edhe takimet për sezonin turistik 2020 dhe kjo flet shumë për vlerësimin dhe besimin tonë ndaj jush.
Duke parë përtej vështirësive që solli pandemia, Bashkia, në partneritet me biznesin turistik, po përgatiteten për një sezon me pretendime për vitin 2021.
Eksperienca e vitit 2020, kur u lehtësuan ndjeshëm deyrimet vendore të biznesit, u kërkua që të përdoret për rritur standartin e shërbimit në hoteleri, restorante dhe plazhe.
Operatorët që morën fjalën në takim vlerësuan këtë frymë partneriteti dhe kërkuan që Bashkia të vendosë prioritete në investime publike në shërbim të turizmit në Ksamil. U kërkua të investohet me standart që investimet të kenë jetëgjatësi.
Ky ishte takimi i parë, por jo i fundit me bizneset në Ksamil, në kuadër të hartimit të paketës së re fiskale dhe të buxhetit të vitit 2021.



