NJOFTIM

 

Ju njoftojmë se ditën e premte më datë 26.11.2026 ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

 

  1. P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin tetor 2026”.
  2. P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin tetor 2026”.
  3. P/vendim “Për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2027”.
  4. P/vendim “Për miratimin e nisjes së procedurës dhe miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit për pasuritë private, që preken nga projekti ‘ndërtimi, asfaltimi dhe rrjeti inxhinierik i rrugës nr. I Lekurës Sarandë loti 1’”.
  5. P/vendim “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë Sarandë për periudhën janar – dhjetor 2027”.
  6. P/vendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
  7. Raport mbi ecurinë e sezonit turistik 2026 dhe problematikat e vërejtura.
  8. Raport mbi shërbimin veterinar dhe tregjet publike të Bashkisë Sarandë.

 

 

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

 

 

  • Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqenies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 10:00.
  • Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 11:00.
  • Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Nëntor, ora 12:00.
  • Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 11:00.
  • Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 13:00.
  • Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Nëntor, ora 14:00.

 

 

 

KRYETAR I KËSHILLIT BASHKIAK
ASAF STROKA