Ky Plan Integriteti është rezultat i angazhimit të Bashkisë Sarandë për të forcuar transparencën, llogaridhënien  dhe etikën në veprimtaritë dhe vendimmarrjen e pushtetit  vendor. Përmbajtja e këtij plani pasqyron analizat, vlerësimet dhe rekomandimet profesionale të përgatitura me kujdes  dhe përkushtim, me qëllim ngritjen e mekanizmave të brendshëm për mbrojtjen e integritetit institucional dhe  parandalimin e praktikave të cenueshme ndaj tij. Ky dokument synon të shërbejë si një udhërrëfyes praktik për organet e qeverisjes vendore.