8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ka nisur me urimet e Kryetarit të Bashkisë Adrian Gurma dhe me një trëndafil të dhuruar në emër të tij, për zonjat e zonjushat e administratës së Bashkisë dhe për ato që shërbejnë në institucionet e varësisë. Dhurimi i një luleje, u zhvendos pastaj në qendrën e qytetit të Sarandës, Në sheshin “Nënë Tereza” ishte vendosur baneri me logon e Bashkisë dhe me imazhin e Ditës së 8 Marsit, u dhanë mesazhe nderimi për personalitetin e Gruas. Për çdo kalimtare të rastit, dhurimi i një luleje me logon e Bashkisë Sarandë, ishte domethënëse për respektin ndaj çdo vajze dhe gruaje. Pjesë e aktiviteteve ndërgjegjësuese për rritjen e roliit e zonjushave, zonjave dhe Grave në shoqëri dhe respektimin e të drejtave të saj, si dhe kundër dhunës me bazë gjinore, ishte edhe shpërndarja e fletëpalosjeve dhe botimeve të tjera të posaçme me këto mesazhe, nga ana e punonjëseve të Drejtorisë së Politikave Sociale dhe Ndihmës Ekonomike në Bashki, në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Gruas “Jona”.




























