Nisma për qytet të pastër përfshin dhe bën gati për sezoni veror, destinacionet turistike. Përveçse një fushatë pastrimi, kjo është edhe një fushatë sensibilizimi e ndërgjegjësimi për të mos ndotur ambientin dhe për ta mbajtur pastër atë. Këtë shembull pune e dhs Drejtoria e Turizmit, Drejtoria e Sherbimeve Publike dhe ajo e Bujqësisë dhe Pyjeve, të Bashkisë Sarandë, të cilat ishin së bashku në pastrimin e zonës pranë kalasë së Lëkurësit. Kjo nismë u realizua edhe me mbeshtetjen e GIZ, në kuadër të projektit për punë publike. Me moton “Promovo turizmin, mbro mjedisin”, do të vijohet edhe në pika të tjera të interesit turistik.