Më 24 janar, në Ditën e Edukimit, Bashkia Sarandë, në bashkëpunim me ZVA, në orën 10:30 organizon dhurim librash për Shtëpizat e Librit para Bashkisë, në Shetitore dhe në Ksamil.
Në orën 11:00, në po këtë kuadër, në mjediset e Bibliotekës “Bilal Xhaferi”, organizohet aktiviteti “Edukojmë përmes fabulës”. Aktorë të Qendrës Kulturore dhe nxënës-aktorë do të interpretojnë fabula nga krijimtaria e fabulistëve vendorë Vasil Gjivogli e Iljaz Bobaj.