Një tjetër arritje të rëndësishme, tashmë në ekip, kanë arritur shahistët e Sarandës, nën emrin “Butrinti”. Në kampionatin ekipor kombëtar të Ligës Superiore, të zhvilluar në Shëngjin-Lezhë, nga 24 -30 tetor, ekipi i shahut ‘Butrinti ‘ u shpall kampion kombëtar për vitin 2022, midis 8 ekipeve më të mira të vendit. Në përbërje të ekipit ishin Lime Mihasi lojtar dhe trainer ekipi; Kelvin Kosta, Eklea Omeri, IM Ilir Seitaj, FM Zino Veleshnja, Melsed Kabo, Çlirim Guxho e Erald Mihasi. Edhe në kampionati individual mbarëkombëtar në Rapid dhe Blic, lojtarët sarandiotë bënë performancë të shkëlqyer Këto rezultate të nivelit më të lartë, ata ia dedikojnë përgstitjes serioze e sistematike për këtë kampionat, si dhe harmonisë, kompaktësisë dhe mbështetjes nga ana e Bashkisë të sportit të shahut. Me statusin e ekipit kampion, ekipi “Butrinti ” do të marrë pjesë në Champions Ligue, shtatorin e vitit 2023, që do të zhvillohet në Durrës. Ndërkaq, shahistja e talentuar Eklea Omeri do të marrë pjesë në Kampionatin Europian qe zhvillohet në Turqi nga 5-15 nëntor 2022.