Turit të dëgjesave publike që Bashkia Sarandë organizon me komunitetet dhe grupet e interesit, i ka paraprirë takimi i Kryebashkiakut Adrian Gurma me administratoren e Njësisë Administrative Ksamil dhe me kryetarët e katër fshatrave, që janë pjesë e territorit administrativ të Bashkisë Sarandë. E quaj shumë të rëndësishëm komunikimin paraprak me ju-u tha atyre kreu i Bashkisë Gurma-pasi ju jeni themeli i qeverisjes vendore dhe njohës të kërkesave, shqetësimeve dhe prioriteteve, të cila na vlejnë për t’i ditur që të bëjmë një projektbuxhet sa më real për vitin 2023”. Kryetari i Shelegarit Ilmi Beduli tha emergjente kanë shtrimin me beton të 100 m rrugë, si dhe projektin për ndriçimin e bërjen e azhornimit urbanistik. Dhimitër Telo, Kryetar i Çukës veçoi si prioritare bërjen e rrethimit për varrezat, lejimin e ndërtimeve shtesë dhe marrjen e çertifikatës pronësore. Në cilësinë e kryetarit të Gjashtës, Karafil Allkushi, ka kërkuar që buxheti i 2023 të mbështesë zgjerimin e varrezave, rrugë për lidhjen me 40 Shenjtorët e rrugën për Lëkurës, si dhe përmirësim në ndriçimin publik. Shtrirje të ndriçimit publik në gjithë territorin, si dhe sistemimin e sheshit e rehabilitim të rrugëve me gropa, veçoi si parësore kryetari i Metoqit, Kastriot Mërkuri. Ndërsa administratorja e Ksamilit, Valbona Oruçi tha se investimet në 2023 duhet të orientohen me përparësi në lafjen e sipërme dhe në rrugën e qendrës shëndetsore etj. Kryebashkiaku bëri me dije se Ksamili do të jetë përfituesi edhe nga një projekt i madh nga qeveria shqiptare, prek 15 milionë euro dhe se shpejt do të bëhet me treg fruta-perimesh. Kryetari Gurma i ka siguruar kryetarët e fshatrave se çdo fshat do të ketë pjesën e vet në buxhetin Bashkisë për 2023, i cili do të sjellë rtitje të investimeve në fshatra, pasi këtë e lejon tejkalimi i të ardhurave.