Në vijim të këshillimit në kuadër të projektit për zhvillimin e integruar urban e turistik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, organizuan me qytetarë dhe grupe interesi dëgjesën publike, në të cilën u prezantuan disa projekte të detajuara që e presin Sarandën. Në këtë dëgjesë morën pjesë specialistë të disa fushave, të ndërtimit, urbanistikës, arkeologjisë dhe grupe interesi nga biznesi turistikë, si dhe qytetarë të interesuar dhe njerez te mediave. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma vlerësoi se “Me këto projekte, synohet që Saranda të ndryshojë qasjen turistike dhe mjedisore”. Projdktet e prezantuara kishin të bënin me disa rrugë të Sarandës e fasadat, me Qendrën e Mirëseardhjes, me parkimin e përkohshëm për autobusat dhe terrenet sportive. Prezantimi u ndal edhe në impaktin social të këtyre projekteve. Ishte një dëgjesë ndryshe, pasi mjaft prej të pranishmëve ishin aktivë në kërkimin e shpjegimeve dhe në dhënien e sugjerimeve e komenteve, të cilat u mbajtën shënim nga prezantuesit e FSHZH. Përveç vlerësimit për investime të mëparshme si shkallaret, shetitorja etj., disa diskutantë kërkuan të vlerësohet si investim prioritar ai që lehtëson krizën e parkimeve në Sarandë. Të tjerë kërkuan moslejimin e pakësimit të sipërfaqeve të terreneve sportive, si dhe debatuan për detaje të ndryshme në rivleresimet e rijetesimet ne rrugën “Skënderbej”, në rrugët vertikale që lidhin unazën e Kodrës “Mitat Hoxha” me vijën bregdetare, më projektet për kryqëzimet dhe sheshin qëndror, per të mos ndërhyrë sërish në sheshin”Nene Tereza” dhe parkun “Miqësia”, përderisa është investuar pak kohë më parë.

























