Butrinti ka marrë sot një fitore të merituar në javën e tretë të Kategorinë e Dytë,me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa”,me gola të shënuar nga Basha në ‘81 dhe Brahimi në ‘83.
Me këtë fitore Butrinti renditet në vendin e tretë në tabelën e renditjes me 6 pikë,pas Pogradecit e Labërisë që kanë nga 7 pikë.
Javën e ardhshme Butrinti do të ndeshet në transfertë me Luftëtarin e Gjirokastrës,ditën e dielë në datë 23 tetor në orën 14.00.