Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, u prit në selinë e ambasadës së Katarit në Tiranë, SH.T Z. Ali Bin Hamad Al-Marri. Në fokus të bashkëbisedimit mes tyre ishin mundësitë e implementimit të një projekti ambicioz në fushën e kulturës në Sarandë. Ptitet që mbështetja për projektin në këtë fushë, të ndikojë në forcimin edhe më tej të marrëdhënieve tona dhe kjo të shërbejë si nxitje për zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve dypalëshe. Ky takim i Kryebashkiakut Gurma me kryediplomatin e shtetit të Katarit në Shqipëri, vjen pas pritjes shumë miqsore që ai rezervoi në gushtin e vitit 2019 për Shkëlqesinë e Tij, z. Ali Bin Hamad Al-Marri. Po kështu, kreu i Bashkisë Gurma priti vitin e kaluar dy personalitete të mjeksisë nga Katari dhe Egjypti: Prof. Dr. Aksam Yasssin, ministër I Shëndetsisë në shtetin e Katarit dhe Dr. Hala Maswekh, zëvendësministre e Shëndetsisë në Egjypt.




