Veteranë të LANÇ e pasardhës të tyre, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, autoritete vendore dhe qytetarë shkuan sot, si çdo 29 Nëntor, në Varrezat e Dëshmorëve të Sarandës. Pranë Lapidarit në përkujtim të dëshmorëve të Sarandës, u vendosën kurora nga Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, në emër të deputetëve Anila Denaj e Niko Kuri, nga Mirosh Birjani, Nënprefekt i Sarandës, nga Neriman Gjivogli, kryetare e Komitetit të Veteranëve e Ali Myrtaj, Kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, nga Asaf Stroka, Kryetar i Këshillit Bashkiak etj. Ceremonia nderuese u mbyll me homazhe në varret e të rënëve.























