Kjo e shtunë ka kthyer buzëqeshjen dhe shpresën se futbolli sarandiot ka të sotme dhe të nedërme. Djemtë e “Butrintit”, e kanë vulosur këtë në 90 minutat lojë, që ka qenë një përballje me burrelsit tek “Andon Lapa I”. Fitoren e ka parathënë përgatitja teknike dhe ngritja psikologjike e tërë stafit, për t’u ringritur pas barazimit me Laçin. Por ai që e ka vendosur, ishte goli i saktë e i vetëm i Alesio Kolonjës, qysh në pjesën e parë të sfidës me Burrelin përballë. 45-minutëshi i dytë ka qenë luftë dhe ambicie sportive e sarandiotëve për të ruajtur avantazhin. Dhe kështu ndodhi, duke e mbylkur krejt takimin me rezultatin 1:0. Për “Butrintin” kjo do të thotë tri pikë të tjera të vlefshme e të rëndësishme për kampionatin e Kategorisë duke u ngjitur në kutën e 6 pikëve, që mbushin me besim për ecuri të mbarë në vijim.







