Per 12 prej pjesemarresve ne Kursin e Larte te Sigurise, Kryetari i Bashkise se Sarandës, Adrian Gurma, ka rezervuar nje pritje te veçantë ne mjediset e institucionit. Ne perberje te grupit iishin edhe perfaqesues nga Komanda e Doktrines dhe e Stervitjes ne Shqiperi, si dhe zonja Alma Mele, drejtore e Çeshtjeve vendore dhe Prefekturave ne Ministrine e Brendshme. Zonja Mele foli per rendesine e prezences se Kursit te Sigurise dhe Mbrojtjes, duke prezantuar perfaqesueseit e pranishem nga vende te ndryshme te aleances, si: Gjermani, Itali, Bullgari, si dhe nga vendet partnere qe bashkepunojne ngushte me NATO-n, si: Gjerogjia dhe Kosova. Kreu i Bashkise Gurma tha se i pret jo vetem ne kete cilesi, por edhe si biri i nje ish ushtaraku karriere, qe ka mbajtur graden kolonel dhe me respektin me te cilin eshte rritur per misionin e ushtarakut. Ai tha se Kurse te tilla i sherbejne jo vetem rritjes se Sigurise, ne kuader te NATO-s, por jane edhe nje mundesi per te njohur kulturat e njeri-tjetrit. Ai i ftoi të pranishmit në takim ta shijojne Saranden, te perçojne frymen e mire qe refekton ky qytet dhe te kthehen si pushues ne raste te tjera. Surprize e bukur ishte nje shishe vere me etiketimin “Komanda e Doktrines dhe Stervitjes, Shqiperi”, qe Kolonel Emëror Hajdarasi i dhuroi Kryebashkiakut Gurma. Ai nga ana e vet, u dhuroi te pranishmeve albumin e ekspozites “Artistet per Grate”, çelur kete 8 mars ne Galerine “Art-Saranda”, me 100 piktura, nga 100 autore te hapesires shqipfolese, ne vitin e 100-vjetorit te Bashkise se Sarandes.