Me ritëm të ri vazhdojnë në këto javë vjeshte punimet për rrugën alternative nga ish-Nënstacioni Elektrik deri në Kanalin e Çukës. Me përfundimin e investimit dhe vënien plotësisht në funksion të këtij aksi alternativ, do të ofrohet lehtësimi i ngarkesës së trafikut të rënduar në kohën e sezonit turistik dhe do të japë një mundësi të re për të udhëtuar drejt Ksamilit e Butrintit, pa qenë e nevojshme të futesh në Sarandë. Përfitues nga ky investim i rëndësishëm në infrastrukturë nga Bashkia e Sarandës, janë jo vetëm përdoruesit e rrugës. Njëherësh, ky investim do të shoqërohet me rritje të vlerës së pronave dhe bizneseve vendore të kësaj zone të banuar. Perspektiva ështl e hapur edhe për investime të tjera, publike e private në këtë zonë, investimin Vazhdojnë që pritet të marrë një zhvillim të ri urban, me interes të lartë komunitar.