Atleti sarandiot Alush Çukari, i njohur për vullnetim dhe cilësitë e tij sportive, falë edhe mbështetjes së Bashkisë, së Sarandës, mori pjesë në Olimpiadën Ballkanike të Veteranëve të Atletikës, të zhvilluar këto ditë shtatori në Korçë. Në garën e vrapimit 5000 m për moshat 50-55 vjeç, ai u rendit i pesti, ndër 11 rivalët pjesëmarrës. Atleti ynë bëri kështu një figurë të mirë dhe përfaqësim dinjitoz të Klubit Shumësportësh “Butrinti”, në këtë event sportiv ballkanik. Alush Çukari jep njëherësh modelin e një jete aktive me sportin.







