Ronaldo notari i suksesshëm, i cili ka mundur të shënojë në dy evente të rëndësishme sportive korrikun e këtij viti në Europianin e Romës dhe në Kampionatin e Tiranës, ku vendosi rekord kombëtar në 100 m dhe erdhi me 6 medalje. U nderua me Çertifikatë Mirënjohjeje nga Kryetari i Bashkisë, në prani të prindërve të tij dhe trajnerit Edi Vasi, duke çmuar sidomos faktin që Ronaldo stërvitet në Greqi, ku jeton e punon familja e tij, por garon për Butrintin.