Kavaleta me 30 karikatura, të firmosura nga mjeshtri Bujar Kapexhiu dhe një set librash të tij, ishin mbrëmjen e të dielës në sytë dhe në dispozicon të publikut në ekspozitën e tij të karikaturës, të instaluar në hapësirën e shëtitores së qytetit te Sarandes.
Të shoqëruar nga tingujt e violinës së talentit të ri, Martin Xuxi, autori Kapexhiu dhe Kryebashkiaku Gurma, si dhe përfaqësues të Klubit të Krijuesve “Jonianët”, gazetarë dhe pushues, vizituan kavaletat me 30 karikaturat e përzgjedhura nga autori. Fokusi i gjithë ekspozitës në gjininë e karikaturës, janë politikanët, të karikaturuar mjeshtërisht nga autori.
Artisti u vlerësua nga Kryetari i Bashkisë me “Çertifikatën e Mirënjohjes” për kontributin e tij.







































