Në takimin e Kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma dhe Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis, zhvillimi i turizmit përmes bashkëpunimit më të ngushtë, ishte kryefjalë. Kryebashkiaku Gurma tha se minoriteti dhe banorët me kombësi greke në këtë rajon, janë ura lidhëse, përveç shumë të përbashkëtave që kemi si popuj dhe mirëkuptimit si fqinjë të mirë. Zoti Sicharidis tha se situata e pandemisë e ka vështirësuar dhe gati ka bllokuar këtë bashkëpunim, por ne kemi mundësi të shumta, duke iu kthyer eksperiencave të mira për turizëm, sidomos me Korfuzin dhe qytete të tjera bregdetare, apo me riaktivizimin e Dhomave të Tregtisë me Igumenicën, Janinën etj., si dhe duke lehtësuar shërbimin doganor, që të funksionojmë si dy fqinjë që duan zhvillimin.
🇦🇱🤝🇬🇷