Martin Xuxi, violinisti 13-vjecar që fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar “Tirana Talent”, u prit nga Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, i cili e përgëzoi dhe uroi për këtë arritje në rrugën e rritjes së tij si violinist i të ardhmes dhe e nderoi me Çertifikatë Mirënjohjeje.
“Ke gjithë simpatinë e mirënjohjen time, si dhe mbështetjen që të duhet, për sfidat që të presin, si një talent në rritje të shpejtë e të sigurtë”, i tha Kryebashkiaku Gurma talentit Martin Xuxi.
Ai shoqërohej në këtë prije nga i ati, që gjithashtu është një profesionist i spikatur në instrumentin e violinës dhe nga gjyshi, që së bashku bëjnë sagën e muzikantëve Xuxi, me shtrirje në katër breza.



