Kryetari i Bashkisë z. Adrian Gurma ishte sot, bashkë me Kryetarin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa dhe gazetarë e intelektualë të qytetit, pjesë e eventit të komunitetit të gazetarëve të Sarandës.
Arësyeja ishte 80-vjetori i gazetarit Panajot Zoto.
Ai çmoi kontributin e tij të veçantë në gjurmimin e ritmit të jetës dhe në pasqyrimin e saj me vërtetësi e paanshmëri në median lokale e kombëtare, për 50 vite me radhë.
Nëpërmjet dorëzimit të “Çertifikatës së Mirënjohjes”, Kryetari Gurma shprehu vlerësimin e tij për modelin, që Panajot Zoto vazhdon të japë në media, duke sfiduar vitet e moshës, por edhe si intelektual me vizion e me dashuri për qytetin, si qytetar i shqetësuar për problematikat e rritjes dhe bashkëpunues për kapërcimin e tyre.