Pak çaste më parë “Butrinti” ia doli të mbyllë me sukses edicionin futbollistik, duke i dhënë të drejtën vetes që, në sezonin e ardhshëm, të mund të bëjë futboll përkrah ekipeve të Kategorisë së Parë. Kjo u vulos pikërisht sot, më 5 qershor 2021, në fushën asnjanëse. Mjeshtrat e “Butrintit” dhanë më të mirën e tyre, në sfidën me “Orikun”, që përfundoi me rezultatin e shumëdëshiruar 1:0 për djemtë ambiciozë të Sarandës.
Heroi i fitores nuk mund të ishte tjetërkush, përveç Mario Gurmës. Por të gjithë janë pjesë e pandashme e saj.
Stafi teknik, me Mjeshtrin Milto Gurma në krye dhe çdokush që është pjesë e kësaj arritjeje historike, morën urime pa fund online, por edhe nga tifozët mbështetës që, udhëtuan bashkë me ekipin. Aata nuk mund të mkos ishin pranë “çunave” në finalen e madhe, që rezultoi edhe fitore e madhe.
Ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë, si një kapërcim i madh mes vështirësive të mëdha.
I pandarë nga ekipi në këtë rrugëtim ambicioz e me objektiv të qartë, ishte Adrian Gurma, projektiesi dhe arkitekti i kësaj arritjeje historike në futboll për Sarandën, Presidenti i “Butrintit” e njëherësh Kryetar i Bashkisë, u bë promotor dhe nxitës i kësaj sfide, që u kurorëzua sot me prekjen e ëndrrës së bërë publike qysh me marrjen e detyrës.
Urime “Butrinti”! Urime tërë atyre që e bënë të mundur!
Sigurisht, që kjo është një Ditë e Madhe dhe një arësye e fortë për të festuar.
Por pas urimeve dhe festës, vijnë përgjegjësi më të mëdha, që duhen marrë, për të demonstruar meritë dhe performancë të lartë! Ne mundemi!




