Bashkia Sarandë nënshkroi sot, me Spitalin “Petro Nako”, Komisariatin e Policisë, Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Prefekturën e Qarkut, Mjekun Ligjor, Zyrën Vendore të Përmbarimit, NJVKSH, Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës, Zyrën Vendore Arsimore, Zyrën Vendore të Punësimit, Drejtorinë e Shërbimit Social Rajonal, Shoqatën e Gruas “Jona”,  Marrëveshjen e Bashkëpunimit për menaxhimin e rasteve të dhunës seksuale në nivel vendor.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje të nënshkruar mes palëve, është përmirësimi i niveleve të jetesës dhe sigurimi i mirëqënies dhe sigurisë, parandalimit të dhunës, dhe kur ajo ndodh, reagimi dhe veprimi energjik për trajtimin e rasteve, si dhe dalja me detyra përkatëse dhe me qartësi për qasjen e re të secilit prej anëtarëve të mekanizmit kundër dhunës.