Shetitorja e Sarandës u mbush këtë mbrëmje me më shumë ngjyra, buzëqeshje dhe tinguj muzikorë.
Zërat e këngëtarëve të vegjël u bashkuan në një koncert të përbashkët, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe Qendra Kulturore.
Mjelmat e bardha balerina sollën motive lirike, ndërsa valltaret e grupit “Zëri i Bilbilit”, sollën motive tradicionale.
Violinat e talenteve të reja që kultivon QKF, interpretuan Vivaldin dhe “Paladio” e nuk mungoi as kërcimi modern.
Spektatorët më të shumtë të koncertit të fëmijëve ishin prindër, gjyshër e mësues, por edhe qytetarë që ndalën hapin teksa shetisnin, për t’iu bashkuar atmosferës festive që krijuan fëmijët me koncertin e tyre të 1 Qershorit 2021.
Fëmijët i përshëndeti Nënkryetarja e Bashkisë Lindita Qendro duke i uruar ata që 1 qershor të kenë të gjitha ditët dhe vitet!


































