“Butrinti” kaloi këtë të hënë, në stadiumin ‘Roza Haxhiu” të Lushnjës, edhe sfidën e radhës me “Labërinë”, duke dalë fitues me rezultatin 1:0. Vështirësitë e këtij takimi ishin disa dhe të shkallës së lartë: luhej në një fushë asnjanëse, të mundshme ishin tre rezultatet dhe gara ishte e hapur, pa patur asnjë avantazh💪💪

Takimi u zotërua nga skuadra jonë. Por rezultatin e vendosi Xhulio Mirani💪👏 i cili, në minutën e 17-të, kur, nga një pozicion I vështirë, shënoi golin ⚽️që do të mbetej i vetmi i takimit. Kështu, pjesa e parë përfundoi e mbërthyer në rezultatin 1:0. Në pjesën e dytë lojtarët tanë kundërsulmuan në mënyrë të përsëritur disa herë, por pa arritur të konkludojnë, duke u mbyllur krejt takimi me rezultatin 1:0 në favor të tyre.

Falë vlerësimit maksimal të rëndësisë së ndeshjes nga stafi teknik, nga lojtarët, si dhe nga Bashkia e nga tifozët mbështetës, 👏👏👏që udhëtuan drejt Lushnjës për të qenë pranë ekipit në stadiumin “Roza Haxhiu”, u arrit kthimi me fitore. 🙏

Takimin e ndoqi në stadium edhe Presidenti i klubit e njëherësh edhe Kryetar i Bashkisë, Adrian Gurma. Ai përgëzoi lojtarët në dhomat e zhveshjes, për fitoren dhe ngriti lart optimizmin e tyre për takimin vendimtar e përfundimtar që kanë përpara.
Finalja do të jetë me “Orikumin” përballë, një takim që sërish pritet të zhvillohet në fushë asnjanëse, brenda kësaj jave.

Gjendemi vetëm një ndeshje larg konfirmimit për ngjitje në Kategorinë e Parë, duke prekur finishin dhe fitoren e madhe.

Suksese skuadrës në finale!🏆