1 Qershori, Dita e Fëmijëve, është një arësye për të festuar e për t’u argëtuar fëmijët së bashku. Kjo ditë është e tëra e gëzimit të fëmijëve, Banorët e Shtëpisë më të madhe të Sarandës, fëmijët e “Vangjel Pullës” i kanë zhvendosur sot aktivitetet në gjirin e natyrës,

1 Qershori i tyre u ka dhënë më shumë variacion e mundësi për t’u argëtuar, përmes piknikut me plot aktivitete të organizuara nën kujdesin e edukatoreve në Fushën e Patates.

Udhëtimi dhe lodrat e larmishme që kanë organizuar, ushqimet e marra me vete që kanë shijuar dhe orët e argëtimit me njeri-tjetrin në gjirin e natyrës, ua kanë bërë shumë të veçantë festën sivjet.