Pas më shumë se një vit veprimtari online, Këshilli Bashkiak ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të radhës me prani fizike në sallë. Vendimmarrja e sotme ka qenë miratuese për dhënien e ndihmës ekonomike nga bllokskema 6%, si dhe nga të ardhurat e Bashkisë për muajin prill. Këshilltarët janë njohur dhe kanë miratuar raportin mbi zbatimin e buxhetit faktik për vitin e kaluar. Plani lokal i menaxhimit të integruar të mbetjeve, është vlerësuar me ndikim të konsiderueshëm, për të ofruar një qytet të pastër për banorët dhe pushuesit.

Sensibilitet të kuptueshëm ka patur për zbutjen e problematikës së strehimit. Prandaj u diskutua e u vendos me përgjgjësi për listën e përfituesve nga programi i banesave me kosto të ulët, të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave.

Këshilltarët, përmes raportit të paraqitur, u njohën në mënyrë të plotë edhe me masat e marra nga Bashkia Sarandë, për të patur një sezon turistik të ringritjes së fuqishme e të qëndrueshme,

E pandarë nga kjo, ishte edhe panorama e raportuar lidhur me situatën mjedisore, me administrimin e pyjeve e kullotave dhe mbrojtjen nga zjarri.