Në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Sarandë dhe Giz.Albania, zhvilluan në shetitoren e Sarandës, një aktivitet me moton: “Si të ruajmë këtë resurs të shtershëm, por edhe vendimtar për ekzistencën e jetës në Tokë! Qëllimi i këti organizimi ishte të ndërgjegjësohen qytetarët për mosshpërdorimin e ujit. Aktiviteti u zhvillua me praninë dhe interaktivitetin e qytetarëve, të cilët drejtuan pyetje për problematika të shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm apo largimin e ujërave të ndotura, që janë sfida të Shoqërisë së riorganizuar të Ujësjellës-Kanalizimeve, në nivel Rajoni. Qytetarë të tjerë plotësuan anketimin e ofruar për këto problematika. Opinioni dhe sugjerimet e shprehura do të ndihmojnë për një menaxhim më të mirë të këtij shërbimi.