Punonjësit e pastrimit dhe të gjelbërimit, të mbështetur nga ata të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Shërbimeve pranë Bashkisë, si dhe me përfshirje të nxënësve të shkollave, kryen së bashku pastrimin e rrugëve të brendshme të qytetit të Sarandës. Një front i dytë i aksionit së përbashkët dhe ishte punimi i sipërfaqeve të tokave dhe bërja e tyre gati për mbjellje e pranverës. Gjithçka u realizua në kuadër të bashkëpunimit të GIZ Albania me Bashkinë e Sarandës, në kuadër të projektit “Para për punë publike”.












