Ky 28 Nëntor shënoi 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Kjo është arësyeja që edhe aktivitetet kushtuar Ditës së Flamurit ishin të shumta e të larmishme. Në mjaft prej institucioneve të arsimit parashkollor e në shkolla, aktivitetet tematike nisën disa ditë përpara dhe kulmuan më 28 Nëntor.
Në Memorialin në shetitoren e Sarandës, paraditen e 28 Nëntorit, u bë ngritja simbolike e Flamurit Kombëtar dhe nga autoritete vendore, nga Komiteti i Veteranëve të Luftës e pasardhësve të tyre, nga organziata, shoqata e subjekte politike, u vendosën buqeta me lule të freskëta.
Ky 28 nëntor kishte të veçantën që, në ngritjen simbolike të Flamurit, mori pjesë edhe një delegacion nga Komuna e Gjakovës, me të cilën Bashkia e Sarandës, në simbolikën e Ditës së Flamurit, u finalizoi procedurën e binjakëzimit me Bashkinë e Gjakovës.
Mbrëmjen e 28 Nëntorit, në mjediset e rikonstruktuara te Qendres Polivalente te Sarandes, Qendra Kulturore dha nje koncert festiv per Diten E Flamurit, i cili u ndoq me mjaft interes dhe entuziazem, nga te moshuar e te rinj, veterane e pasardhes, si dhe nga qytetare. I pranishem ishte edhe delegacioni i ardhur nga Komuna e Gjakoves, ne Kosove.