Është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, në të cilën është shënuar pjesëmarrje e lartë e numrit të këshilltarëve dhe në diskutime. Votimi i parë i mbledhjes ishte për dhënien e mandatit të këshilltarit bashkiak për Faslli Bedulin, që zëvendësoi Alqi Babin. Me shumë rëndësi ishte miratimi i rregullores për llojet e titujve të nderit, për kriteret dhe procedurën e dhënies së tyre, duke i dhënë këtij procesi rregullsinë e munguar. I ka takuar kësaj vendimmarrjeje edhe miratimi i listës së familjeve që përfitojnë nga subvencionimi i interesave të kredisë në kushte lehtësuese nga shteti. U miratua edhe një ndryshim në Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2022”, me sugjerimin që të paraqitet një plan investimesh ku do të përdoret kjo shtesë buxheti. Kçahilltarët diskutuan dhe pastaj votuan edhe për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së transportit taksi të udhëtarëve.