Vizitorë të pazakontë në tregun bujqësor të Sarandës, ishin fëmijët. Kjo ndodhi në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, kur fëmijët e “Qendrës Multifunksionale Për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Forcimin e Familjes”, zhvilluan vizita në tregun ushqimor e në njësi shërbimi. Shitësit e Tregut Bujqësor i pritën me ngrohtësi fëmijët, si vizitorë të veçantë dhe u treguan tezgat e prodhimeve që ofrojnë. Kjo shërbeu që ata të shohin nga afër produktet në vendin ku ato tregtohen e se si ofrohen. Dobia e shkuarjes së tyre në mjedise tregu, ishte edhe se mes tyre të ushqyerit e shëndetshëm, u bë temë informimi dhe diskutimi.