Është ndarë nga jeta Skënder Bani, mësuesi i dekadave më parë. Ai ka lenë shenjë në arsimin d Sarandës, pasi në kushtet e mungesave të bazës didaktike mësimore, bëri histori me “shpikjen” didaktike me llambushkat, që ndizeshin kur nxënësi përgjigjej saktë dhe nuk reagonin përpara përgjigjes së gabuar për veprimet aritmetikore, për vendburimet minerare apo hidrocentralet e kohës. Shkolla fillore e Shelegarit, prej vitit 2014 mban emrin “Skënder Bani” e ky përbën një vlerësim unikal të kontributeve të tij.
Skënser Bani edhe në këto dy dekada të jetës së tij si pensionist, ka qenë një këshilltar i vyer për problematikat e arsimit, një veprimtar shoqëror në komunitet.
Me ndarjen e tij nga jeta, ne kemi një këshilltar dhe kontributor më pak, por kemi modelin e profesionistit dhe qytetarit që na ka lënë.


