Turizmi ka nisur të bëhet kryetema e tryezave që mbahen qysh në nisje të vitit 2022. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, zonja Mirela Kumbaro Furrxhi, shpesh është në krye të aksioneve dhe takimeve që vënë në fokus mjedisin dhe përgatitjen e sezonit turistik të Sarandës. Pas përfshirjes në mbjelljen e 50 pemëve plep në Çukë, së bashku me Prefektin Flsmur Mamaj e Kryebashkiakun Adrian Gurma, ajo drejtoi takimin e organizuar në Bashki, me stafet e Bashkisë së Sarandës. Fokusi i diskutimit ishin përgatitjet për sezonin e ri turistik, stacionet e plazhit dhe teritorret e pastra.





























