Pas publikimit të Thirrjes sonë të parë për aplikime në Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) që financohet nga Bashkimi Evropian-
@European Union in Albania dhe zbatohet nga UNDP, Kryebashkiaku Adrian Gurma priti në një takim stafin e këtij projekti, të kryesuar nga znj. Entela Lako, specialiste programi në UNDP dhe përfaqësues të këtij projekti. Gjatë takimit ata ndanë opinione për prioritetet tona të perzgjedhura, bazuar në dokumentat strategjikë të Bashkisë dhe konsultimeve me OSHC-të që operojnë në territor, të cilat do të jenë në fushat e Shërbimit Social, kultura dhe turizmi, si dhe mjedisi. Kreu i Bashkisë Gurma shprehu kënaqësinë për përfshirjen e Sarandës ndër 12 përfituesit nga ky projekt me fokus të qartë në fushën sociale. “Qasja sociale është prioritare për ne dhe prandaj jemi seriozisht të investuar në këtë fushë, duke dhënë shumë energji për të ardhur deri këtu”, u shpreh ndër të tjera ai. Zonja Lako ka vlerësuar faktin që Bashkia e Sarandës po e tregon veten një partnere të mirë të projektit ReLOaD, duke përcaktuar prioritetet, duke miratuar fondin e nevojshëm etj. Ajo ka shtruar nevojën që të ketë sa më shumë stafe të angazhuar në trajnime ose minitrajnime që aftësojnë ekipe për hapat e mëtejshëm të projektit. Kjo, tha ajo, ju çertifikon ju për t’u bërë pjesë e projekteve më të mëdha europiane në vitin 2022 e më tej, në fushën sociale, turizëm, kulturë etj.










