Në palestrën e gjimnazit “Hasan Tahsini”, u zhvilluan takime në volejboll mes ekipit përfaqësues të shkollës “Adem Sheme” e ”9 Tetori” dhe hasantasinasit e klasës së 2-të me ata të klasës së 3-të, për Kupën e Pavarësisë
Kupën e Pavarësisë për paraqitje më rezultative, e mertoi shkolla “Adem Sheme”, për djem dhe vajza. Matura e gjimnazistëve gjithashtu rezultoi fituese. Për më të mirët u shpërndanë edhe Diploma e Çertifikata, si Medaljoni “100 vjet Bashki”.
Pjesëmarrësit në këto përballje, si dhe gjyqtaritë e mësuesit organizatorë të ekipeve, i përshëndeti Nënkryetari i Bashkisë Romeo Çakuli dhe drejtori i klubit shumësportësh Fuat Karalli