FTESË PËR PJESËMARRJE TAKIMI KONSULTUES PËR PËRCAKTIMIN E FUSHAVE TË PËRPARËSIVE NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË SARANDË

 

Bashkia Sarandë, në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Europian (EU) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OSHC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Sarandë ka përzgjedhur prioritetet më emergjente, të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.
Të gjitha OSHC-të e interesuara për t’u bërë pjesë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 05 Nëntor 2021, ora 10:00 në ambjentin e Bashkisë, Salla e Keshillit Bashkiak
Rendi i ditës dhe çështjet kryesore për diskutim do te jene:
🔵 Prezantim i projektit ReLOaD2;
🔵 Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e parë publike për OSHC-të në Bashkinë Sarandë, si vijon:

🔹Shërbimet Sociale

▫️Ngritja e Shërbimit në shtëpi për të moshuar.
▫️Ngritja e Shërbimit në shtëpi për persona PAK (mbi 18 vjeç).
▫️Ndërgjegjësimi dhe asistimi i viktimave të dhunës në familje duke përfshirë edhe shërbimin në qendrën e emergjencës 72 orë pranë Bashkisë.
▫️Nxitja e iniciativës së lirë dhe vetpunësimit për gratë kryefamiljare, vajzat dhe viktimat e dhunës në familje.
▫️Ndërgjegjësim i fëmijëvë që ndjekin arsimin bazë dhe atë të mesëm lidhur me dhunën në familje, barazinë gjinore dhe luftën kundër fenomenit të bullizimit.

🔹Turizmi dhe kultura
▫️Nxitja e turizmit kulturor, historik, arkeologjik, nëpërmjet promovimit të traditës kulturore dhe siteve arkeologjike.
▫️Nxitjen dhe promovimin e kulturës kulinare nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, duke respektuar diversitetin kulturor (kombinim i traditës kulinare me kostumografinë).
▫️Promovimi i prodhimeve artizanale vendase dhe përcjellja e njohurive tek brezi i ri.
▫️Agroturizmi si risi dhe promovimi i prodhimeve bujqësore dhe shtazore lokale.

🔹Mjedisi
▫️Ndërgjegjësimi nëpërmjet veprimeve konkrete për ndarjen e mbetjeve në burim në institucionet publike dhe private.
▫️Ndërgjegjësimi i qytetarëve lidhur më sjelljen ndaj kafshëve si piknisje për hospitalizimin e qenve të rrugës.