Me piktura, veshje speciale, maska dhe ndezje zjarri për të djegur të këqiat e kësaj bote, është përcjellë festa e Halloween-it nga fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla”. Në këtë atmosferë të ndezur i festuan edhe ditëlindjet e dy prej fëmijëve të kësaj Shtëpie: Fatmës dhe Çelestanos. Urimet e zemrës “Edhe 100!”, u dhanë si mes motrash e vëllrzërish dhe të gjithë gëzuan e festuan, me një barbeque në natyrë. Kaluan një mbrëmje të gëzueshme.