Netet e spektakleve shenuan nje kulm te ri ne mbremjen e shtunes ne shetitoren e Sarandes.Ishte Vodafone Albania, qe me nje koncert te madh festiv, me pjesemarrjen e disa prej kengetareve me te njohur e te dashur, sidomos nga moshat rinore, shtoi ritme dhe atmosfere shperthyese sezonit veror 2021, duke ofruar argetim per ore te tera per fansat e muzikes hipohop dhe DJ-ve me te degjuar ne vend. Ledri Vula, MC Kreshta, Dafina Zeqiri, Vin Veli, Lyrical Son, me artin e tyre, u shijuan nga qindra vendas dhe pushues te shumte qe ndodhen ne Sarande ne kete fund gushti.
Koncerti i madh i kompanise celuleare Vodafone Albania. u mundesua me mbeshtetjen e Bashkise se Sarandes dhe Kryetarit te saj, Adrian Gurma. Permes tij u realizua edhe promovimi i Sarandes si destinacion i kerkuar pushimesh dhe 100-vjetori i Bashkise.