Në kuadër të muajit ndërkombëtar të shërbimit të kujdestarisë, Shërbimet Sociale Bethany, në partneritet me “Save the Children” dhe Bashkinë Sarandë, organizuan një ditë të hapur në komunitet, me qëllim informimin dhe sensibilizmin e shoqërisë, lidhur me shërbimin e kujdestarisë për fëmijët pa kujdes prindëror.
Ky aktivitet tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, që shprehnin interesim për të ditur më shumë në lidhje me këtë shërbim në Shqipëri.
Ky aktivitet sensibilizues dhe informues vjen për herë të dytë në qytetin e Sarandës.











































