Në një intervistë për Report TV, Kryebashkiaku Adrian Gurma, tregoi për përgatitjet e nisura qysh muaj më parë për sezonin “Verë 2021”. Suksesin e këtij sezoni ai e sheh në qasjen e re që ka në të bërit turizëm. Oferta e përmirësuar, e shprehur me investime publike e ato që subjektet private kanë bërë për të rritur standartin e shërbimeve të tyre, këtë vit, sipas kreut të Bashkisë Gurma, janë shoqëruar edhe me dhënien e sigurisë shëndetsore. Kjo, përmes arritjes së përfundimit të vaksinimit të punonjësve të strukturave hoteliere e me ritmin e kënaqshëm të vaksinimit të kategorive të tjera.
Masat e marra për qytet dhe det të pastër, për Kryetarin Gurma, shoqëruar edhe me masat për siguri ushqimore, janë ato që japin siguri se Saranda këtë verë do të njohë një frekuentim të lartë dhe të jetë destinacion i kërkuar nga vendas dhe të huaj.


