Në përvjetorin e Shërbimit Zjarrfikës, Kryetari i Bashkisë z.Adrian Gurma, takoi dhe bisedoi me efektivët e këtij shërbimi në Sarandë. Kryebashkiaku Gurma falenderoi për angazhimin dhe gatishmërinë e lartë në përmbushjen e misionit të tyre fisnik, duke i siguruar, në të njëjtën kohë, që nuk do t’u mungojë asnjëherë mbështetja jonë në infrastukturë, pajisje dhe mjete më të mira, për të qenë më të përgatitur, në përballimin me sukses të të gjitha situatave.



