Thirrja e Bashkisë Sarandë për aplikim për projekte kulturore, artistike në mbështetje të Vendim të Këshillit Bashkiak Sarandë nr.155 datë 26.12.2023 “Për miratimin e Buxhetin e Bashkisë Sarandë për Vitin 2024” , shprehur i ligjshëm nga Prefekti i Qarkut Vlorë me shkresën nr.1/1 datë 09.01.2024 synon të mbështesë financiarisht me fondet e Bashkisë Sarandë, projekt-propozime të paraqitura të cilat kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin e trashëgimisë detare dhe të peshkimit.

PRIORITETET E THIRRJES

Promovimi i trashëgimisë detare dhe të peshkimit.

Bashkia Sarandë do të mbështesë projekte të cilat do të promovojnë dhe do të sjellë në vëmendje trashëgiminë dhe traditat detare.

Aktivitete që do të zhvillohen në ambiente të hapura publike, të cilat përkojnë me periudhën e sezonit turistik nga data 1 Maj dhe që lidhen me :

  • Promovim i produkteve detare
  • Konceptimin dhe projektimin e eventeve ne fushën e detarisë dhe peshkimit
  • Ekspozita
  • Koncerte, festivale, shfaqe të artit skenik bashkëkohor, të arteve pamore;
  • Projekte kulturore, të cilat përcjellin vlerat e trashëgimisë detare të tilla si: artet e shfaqjes (muzika, kënga dhe vallja), rituale dhe festa, traditat e folura si dhe zona për argëtimin e femijve
  • Publikime në kuadrin e promovimit trashëgimisë detare të tilla si bibliografi, albume artistike, albume fotografike, mbi trashëgiminë dhe arkitekturën detare etj.
  • Organizimi i eventeve me qëllim integrimin e grupeve të interesit , qytetarëve vendas , vizitorë dhe bizneset

 

AFATET KOHORE DHE PERIUDHA E REALIZIMIT

Thirrja do të qëndrojë e hapur : Nga data 16.04.2024 deri në datën  22.04.2024 ora 16:00.

Periudha e realizimit të projekteve: gjatë muajit maj- qershor .

MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentacioni dorëzohet në rrugë postare në Zyrën e Protokollit ose me email zyrtar: bashkiasarande@yahoo.com

VIZIBILITETI

Aplikantët e mbështetur financiarisht për një projekt kulturor duhet të evidentojnë në çdo rast në mënyrë të dukshme dhe të pranuar nga palët në kontratën që do të lidhet për këtë qëllim,  përkrahjen financiare të Bashkisë Sarandë.

 

VËMENDJE !

  • Një subjekt nuk mund të paraqesë më shumë se një propozim në thirrjen e vitit 2024.
  • Në rast se gjatë zbatimit të projektit, vërtetohet se ka patur paraqitje të dokumentacionit të rremë, Bashkia Sarandë do të kërkojë kthimin e plotë të shumës së akorduar.
  • Aplikanti ka për detyrë të aplikojë objektivat, prioritetet dhe garancitë e vizibilitetit në përputhje me rregullat e komunikimit dhe të vizibilitetit të Bashkisë Sarandë dhe në mbikqyrje të strukturave të Bashkisë Sarandë

 

Shënim: Të gjitha ato projekte që do të aplikohen dhe që i përkasin të paktën një prej fushave prioritare, mund të kualifikohen për financim.

 

DOKUMENTET BASHKËLIDHUR

Aneks 1: Formulari i aplikimit

Aneks 2: Formulari i buxhetit

Aneks 3: Kalendari i aktiviteteve

Aneks 4: Lista e dokumenteve