Ju njoftoj së ditën e premte më datë 26.02.2021 ora 13:00 , nëpërmjet komunikimit online, duke respektuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e virusit zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë , në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4) , me këtë rend dite :
1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 –31 Janar 2021
me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë
Janar 2021”
3. P/Vendim “ Për një shtesë në Buxhetin e Bashkisë Sarandë për vitin 2021”
4. P/Vendim “ Për miratimin e Komisionit të Rregullores së Strukturave Komunitare dhe ndërveprimi i tyre në Këshillin Bashkiak”
5. P/Vendim “ Për një ndryshim në vendimin nr.20 datë 15.05.2017 “ Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë se transportit taksi të udhëtarëve “
6. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
7. P/Vendim “ Mbi aprovimin e shërbimit në familje për motrat Zhulati ”
8. Analizë e punës nga Ndërmarja Ujësjellës Kanalizime sh.a ,Sarandë për vitin 2020 .
9. Raport nga Bashkia mbi ankesat e mbrritura nga komuniteti dhe trajtimi i tyre gjatë vitit 2020 .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
• Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Shkurt , ora 13:00.
• Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike , do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Shkurt , ora 14:00 .
• Komisioni i shërbimeve publike , strehimit dhe emergjencave , do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shkurt , ora 12:00.
• Komisioni i shëndetësisë , veterinarisë e mjedisit , do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Shkurt , ora 14:00.
KRYETAR
ASAF STROKA
