Ju njoftoj së ditën e mërkurë më datë 31.03.2021 ora 14:00 , nëpërmjet komunikimit online, duke respektuar rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e virusit zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkisë , në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4) , me këtë rend dite :
- P/Vendim “ Mbi masën e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për periudhën e pandemisë nga COVID -19 ”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 –28 Shkurt 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
- P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Shkurt 2021”
- P/Vendim “Për miratimin e të ardhurave dhe të tavaneve të shpenzimeve në nivel programi, të Buxhetit afatmesëm 2022-2024”
- P/Vendim “ Për miratimin e Rregullores për Strukturat Komunitare dhe ndërveprimi i tyre në Këshillin Bashkiak “
- P/Vendim “Për miratimin e listës së familjeve që përfitojnë nga programi i subvensionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti “
- P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
- Raport mbi punën e Policisë Bashkiake për vitin 2020 .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i Rregullores , do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Mars , ora 11:00.
- Komisioni për barazinë gjinore dhe çështjeve sociale ,do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Mars , ora 12:00.
- Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike , do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Mars , ora 13:00 .
- Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Mars , ora 14:00.
- Komisioni i shërbimeve publike , strehimit dhe emergjencave , do të zhvillojë mbledhjen në datë 30 Mars , ora 12:00.
KRYETAR
ASAF STROKA
