Ju njoftojmë së ditën e mërkurë më datë 30.06.2021 ora 14:00, në sallën e mbledhjeve të Bashkisë kati i parë zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:

1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Maj 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Maj 2021”.
3. P/Vendim “Mbi miratimin e personave që do të trajtohen në qendrën polivalente ditore të të moshuarve Sarandë ”.
4. P/Vendim “ Mbi miratimin e raportit paraprak të programit Buxhetor Vendor Afatmesëm 2022-2024”.
5. P/Vendim “Për miratimin e fushatës së partneritetit të Këshillit të Bashkisë me qytetarët“
6. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
7. Informacion nga Bashkia për menaxhimin e plazheve , parkimit dhe pastrimit të territorit të Bashkisë.
8. Informacion për planin e aktiviteteve kulturore për periudhën e sezonit turistik 2021 .

MBLEDHJET E KOMISIONEVE

• Komisioni i turizmit , do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Qershor, ora 11:00.
• Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Qershor , ora 12:00.
• Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Qershor , ora 12:00.
• Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 28 Qershor , ora 13:00 .
• Komisioni i arsimit, rinisë, sporteve e trashëgimisë kuklturore, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Qershor, ora 11:00.
• Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 29 Qershor, ora 13:00.

KRYETAR
ASAF STROKA