
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I BASHKISË
SARANDË
NJOFTIM
Ju njoftoj se ditën e hënë më datë 30.08.2021 ora 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
1. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 31 Korrik 2021 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”.
2. P/Vendim “ Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Korrik 2021”
3. P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”
4. Analizë mbi realizimin e të ardhurave për periudhën 7 – mujore dhe masat që janë marrë gjatë kësaj periudhe .
5. Raport mbi masat e marra në institucionet arsimore për vitin shkollor 2021-2022 në drejtim të infrastrukturës, ambienteve dhe stafit .
MBLEDHJET E KOMISIONEVE
• Komisioni i shërbimeve publike, strehimit dhe emergjencave, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Gusht, ora 11:00.
• Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 26 Gusht, ora 13:00.
• Komisioni i arsimit, rinisë, sporteve e trashëgimisë kuklturore, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht, ora 11:00.
• Komisioni i ekonomisë dhe financës, do të zhvillojë mbledhjen në datë 27 Gusht , ora 13:00.
KRYETAR
Asaf STROKA